Ilir Shaqiri emocionon, rrëfen ‘betejën’ e tij të vështirë kundër vdekjes!

Me fillimin e “Big Brother Vip” kemi zbuluar shumë detaje që nuk i dinim më parë për konkurrentët e njohur që po qëndrojnë brenda shtëpisë më të njohur në Shqipëri. Ata kanë ndarë me njëri-tjetrin, por edhe me publikun disa nga ndodhitë e jetës së tyre.

Një gjë e tillë ndodhi dhe mbrëmjen e kaluar, ku balerini i njohur Ilir Shaqiri, në një bisedë me Sabianin, tregoi se në moshën 12-vjeçare qendroi në koma për dy ditë. Ai u shpreh:

Isha 11, 12 vjeç, isha në një pemë shumë të lartë e në majë të pemës dhe nga pema shoh gjyshin, më pas po thërrisja gjyshin tim, ‘o gjyshi, o gjyshi’ dhe më pas më rrëshqiti këmba dhe ndenja dy ditë në koma.

Më herët në një bashkëbisedim me aktoren Arjola Demirin, e cila e pyeti për çmendurinë më të madhe që ka bërë në jetë, Iliri vendosi të rrëfejë një histori familjare dhe shumë personale për të. Ai ka pranuar se vite më parë kishte tradhtuar bashkëshorten për tri vite rresht, gjë e cila ia prishi lumturinë dhe qetësinë familjare.

Njoha një balerinë, filloi si lojë se kështu fillon, u trash loja aq shumë sa që çmenduria vazhdoi për tri vite. Unë kam gruan italiane, edhe balerina ishte italiane, gjeta shumë gjëra që kishin vite që mungonin. Çmenduria e jetës time mund të ketë qenë kjo, që vura në rrezik gjënë më të bukur që kam, familjen dhe u shpëtua falë inteligjencës së gruas time dhe zemrës dhe falë intelektit dhe zgjuarsisë time që arrita të kuptoj që isha futur në një labirint që nuk kishte kuptim të vazhdoja më papara. Kjo ishte një goditje shumë e fortë që mora dhe që i dhashë familjes. Vajza jonë nuk kuptoi asgjë nga e gjithë kjo.

Top Albania Radio