“Je mysliman? Atëherë qenke shkodran i mirë… “, fjalët e Monikës bëhen virale dhe shkaktojnë zemërim (VIDEO)
Të martën, në Prime Time, startoi formati i shumëpritur Big Brother VIP. Dy prej konkurrentëve pjesmarrës janë shkrimtari i rrjeteve sociale, Elhaid Cufi, dhe aktorja Monika Lubonja.
Elhaidi nuk ishte shumë i njohur për pjesën e madhe të konkurrentëve dhe shumica treguan kuriozitet për të. Në një bisedë me Monika Lubonjën, kjo e fundit e pyet nëse është mysliman apo katolik.
Elhaidi i thotë se është mysliman dhe Monika më pas i ka habitur të gjithë me replikën. “Je shkodran mysliman apo katolik”? Jam mysliman – u përgjigj fdjali nga Shkodra, teksa aktorja vijoi: “Ah, qenke shkodran i mirë”…
Elhaidi tha se nuk ka ndonjë paragjykim fetar e Monika më pas e pyeti se a vazhdon në Shkodër të mos i duan martesat mes feve të kundërta, por Elhaidi e mohoi dhe i tha se Shkodra shquhet për harmoni fetare.
Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Monika me atë deklaratë, gjithsesi replika e aktores po bëhet virale dhe mbase diskutohet ditët e spekaklit.