“Big Brother VIP”: Sikleti i Semit, si do sillet shoqja e ngushtë e Borës me ish-in e saj Donaldin?
Çfarë i lidh bashkë Semin dhe Donaldin? Bora Zemani.
Si? Po ja, Semi dhe Bora janë shoqe të ngushta prej 15 vitesh. Donaldi është ish-i dashuri i Borës.
E sigurt që Bora dhe Semi janë (ende) shoqe? Po, po. E uroi edhe për ditëlindje Bora pak orë më parë.
Dakord, po thoje që…? Semi dhe Donaldi janë pjesë e banorëve të “Big Brother VIP”.
Ups. Po, prandaj edhe njerëzit janë kuriozë si do sillen me njëri-tjetrin. “Do doja të shihja fytyrën e Borës tani që brenda është ish-i dashuri dhe shoqja e ngushtë” shkruan dikush në faqen e “Big Brother VIP”.
Po Bora nuk e mori vesh gjatë spektaklit, le të mos e dramatizojmë kot. Ç’do të thuash?
Po shoqja e ngushtë i ka thënë që do të jetë në “Big Brother”. Emri i Donaldit është përfolur. Pra, nuk hapi televizorin dhe u shokua. Argument bindës.
Përpos kësaj, Bora është pjesë e televizionit. E di që kur vjen puna te interesi i njerëzve, pak gjëra janë zgjedhje rastësore nga produksioni. Po mund të ketë qenë dhe rastësi zgjedhja. Nuk është çudi.
Po, po patjetër… Nejse, po thoja që njerëzit janë kuriozë të dinë si do sillen.
Po thua a do flasin? Në fakt folën dje. U panë duke qeshur me njëri-tjetrin gjatë spektaklit.
Po atëherë? Po ja a do e përmendin Borën? Po sikur Bora të vijë surprizë për Semin dhe të takojë banorët, a do i flasë Donaldit?
Prit, prit se shkuam shekuj pas. Ku është problemi në gjithë këtë? Bora dhe Donaldi u ndanë. Semi mund të ketë raport korrekt me ish-in e shoqes së ngushtë se fundja mund ta ketë njohur më parë a ku di unë. Bie fjala, Bora vjen dhe përshëndet Donaldin. Shumë gjëra normale. Patjetër. Sigurisht që është krejt normale. Po njerëzit janë kuriozë se Bora dhe Donaldi u duk sikur nuk u ndanë shumë paqësisht.
Paqësisht. Çfarë termi! Nejse, pse? Po ja janë komentuar në rrjet sikur kanë thumbuar herë pas here njëri-tjetrin me mbishkrimet e postimeve në Instagram.
Oho, muhabete portalesh. Po portalet nuk i shpikën këto.
Në mos i shpikën, i ekzagjëruan ose nxorrën nga konteksti. Ndoshta jo, ndoshta po. Sidoqoftë, ata nuk kanë komentuar. Thjesht kanë thënë që janë single.
E kuptoj. Gjithsesi pak e sikletshme për Semin. Po ti sikur the që nuk ka asgjë të keqe?!
Po tani, nuk i dimë të gjitha – si u ndanë, qysh, tek. Aha, qartë.
/Anabelmagazine