Çfarë po bënte ndërkohë që u bllokua Instagrami? Enca habit me përgjigjen e saj
Ditën e djeshme u bllokuan një pjesë e rrjeteve sociale përfshirë këtu, Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Me rikthimin e tyre, kanë reaguar edhe personazhet e njohur përmes postimeve të ndryshme.
Më e fundit, ka qenë këngëtarja Enca Haxhia, e cila ndiqet nga mbi dy milionë njerëz.
“Oh Instagrami im i dashur sa më mungove”, ka shkruar këngëtarja pas rikthimit të këtyre rrjeteve.
E pyetur më pas nga një fans se çfarë po bënte meqë Instagrami nuk punonte, Enca nuk ka hezituar t’i përgjigjet. “Po jetoja e lumtur jetën time siç kam bërë muajt e fundit, deri diku pak larg rrjeteve sociale. Vetëm maja e ajsbergut të jetës time përfundon në Instagram. Përtej të gjithave e dua shumë Instagramin por nuk kaloj më shumë se 30 minuta në ditë. Por ju premtoj se do të jem më aktive së shpejti”.