Armando Sadiku bëhet baba në moshën 30-vjeçare, historia e pazakontë e dashurisë me dentisten që e njohu në “Facebook”
Futbollisti Armando Sadiku dhe partnerja e tij, Elona, janë bërë prindër për herë të parë.
Ishte vetë sportisti që dha lajmin e rëndësishëm në një postim në “Instagram”, me të cilin zbuloi se ka ardhur në jetë djali i tyre, një dhuratë që i erdhi në moshën 30-vjeçare.
“Mirë se vjen në jetë djali im i vogël! Mami dhe babi të duan shumë. Luis Sadiku” shkruante futbollisti.
Historia e tyre është e veçantë pikërisht për njohjen virtuale që patën, njohje pas së cilës vendosën të fejoheshin në janar të tre viteve më parë.
Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, në një intervistë që dha fill pas fejesës, iu përgjigj pyetjes për lidhjen e tij me të fejuarën dhe arsyen pse zgjodhi pikërisht Elonën midis shumë vajzave të tjera.
Mes shumë emocionesh ai tregon se çdo person e ëndërron partneren që dëshiron të ketë përkrah dhe në momentin që ajo u shfaq, ai thjesht e rrëmbeu.
Armando Sadiku është një nga sulmuesit shqiptarë më produktivë Bomberi i Kombëtares është vetëm 5 gola live rekordit historik te Malaga. Në një lidhje live në “Instagram” me faqen e “Panorama Sport” vitin e kaluar, Sadiku rrëfeu situatën e klubit të tij,
Nga pengjet në karrierë tek ëndrrat dhe ekipi i zemrës, sulmuesi i tregon të gjitha. Sa i përket stilit të jetës së një futbollisti në karierë, ai tha: Nuk është se jemi dhe aq të lirshëm. Shkojmë të veshur me makinat tona në stadium. Mbarojmë stërvitjen, futemi direkt në makinë, dhe shkojmë në shtëpinë tonë. Kur kam kohë të lirë shpenzoj kohë në ‘Instagram’. Më pëlqen të jem aktiv. Mbas ndeshjeve jam gjithmon aktiv. Shpenzoj shumë kohë në ‘Instagram’. Nuk jam tip që të bëj bllok. Mund të kem 5 vetë bllok. Nuk i kam problem edhe kritikat. Më pëlqejnë kur shikoj komente negative dhe mbas një farë kohë ata kanë ndërruar mendim dhe bëjnë komente pozitive. Unë jam aktiv dhe fus gjëra që të informoj njerëzit çfarë jete bëj. Nuk është e rëndësishme sa like marr. Pjesa më e madhe janë shqiptarë.”
Në lidhje me miqësitë në futboll, ai tregoi: “Me Keidi Baren, kemi krijuar një miqësi shumë të mirë. Ia kalojmë shumë mirë, jemi dy tipa të njëjtë, në ekip na duan të gjithë lojtarët dhe drejtuesit. Për mua është shumë mirë që të kem një tjetër futbollist shqiptar si Keidi”.
Sa për synimet? “Unë i marr gjërat hap pas hapi, shpresoj ta mbyll mirë këtë sezon. Ëndërroj që të luaj vitin tjetër në La Liga, sepse nuk pata mundësi ta tregoja kur u transferova. Është një ëndërr që dua të bëj realitet”.
Po a ka Armando ndonjë peng në karrierë? “Nuk mund të thuash peng, e falenderoj Zotin për çdo gjë që më ka dhënë në karrierë, por dëmtimet më kanë penalizuar! Mbarova Europianin, pata një dëmtim. Te Levante, përsëri u dëmtova. Këto kanë qenë pengjet më të mëdhaja. Do shikoj përpara dhe ishalla eci sa më lart! E gjitha është që unë jam shumë i fortë nga ana psikologjike. Kam gjithmonë një objektiv. Bëj çdo gjë që të arrij atë objektiv që i vë vetes. Jam i lumtur për vetëbesimin që kam!”.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për raportin që ka me kuzhinën, ndërsa thotë: “Nuk është se shquhem për kuzhinier shumë të mirë, por ia kam dalë. Tani i kam çdo gjë gati, tani jam shumë i lumtur. Më mungojnë fasulet dhe bizelja. Unë i ha shumë. Janë shumë lloje supash që m’’i gatuan mami në Shqipëri”, u shpreh Sadiku.
Duke folur për golin në Europian ai tha: “Të gjitha sakrificat që kam bërë, gjithë ai mundim, ishte shpërblimi te ai gol në Europian. Po të kthehesha mbrapa ndoshta do të bëja diçka ndryshe në zgjedhjet e menaxherëve dhe ekipeve. Sa për tifozerinë, jam tifoz me Interin, gjithmonë kam qenë me Interin”.
Çfarë e bezdis më së shumti? “Momenti kur zgjohem nga gjumi. Jam shumë nervoz dhe kur mbaroj stërvitjen, jam shumë i lodhur, nuk duhet të flas me njeri.”
Frikë? “Nuk kam frikë asnjeri, kam frikë vetëm Zotin.”
Vendi më i bukur që ka vizituar? “Ka shumë, mund të them Dubai, është një nga vendet e fundit të bukura që vizitova së fundmi. Atje kanë qenë dhe pushimet më të bukura me të fejuarën”.
Dhurata më e bukur për ditëlindje? “Urime kam pasur aq shumë, sa gjithë ditën kam qenë në ‘Instagram’ dhe telefon. Dhuratën më të bukur ma ka bërë e fejuara ime disa muaj më parë. Më ka bërë një tortë dhe kemi festuar në restorant.Ia kaluam shumë mirë.”, përfundon ai.
Sulmuesi Armando Sadiku në 27 maj festoi 30- vjetorin. Sportisti i Kombëtares shqiptare ka lindur në Cërrik. Ishte trajneri i ri i Kombëtares Gianni de Biasi që e thirri Sadikun për ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë në Tiblisi më 29 shkurt 2012.
Ai bëri debutimin e tij me Kombëtaren duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 82-të në vend të debutuesit dhe shënuesit Edgar Çani, duke mos shmangur dot humbjen 2–1 për Shqipërinë. Ai më pas u thirr edhe për miqësoret e muajit maj kundër Iranit dhe Katarit, ku luajti dy herë si zëvendësues me Shqipërinë, që i fitoi të dyja ndeshjet.
Sadiku shënoi golin e parë me Kombëtaren në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 kundër Qipros, duke shënuar në pjesën e parë pas një krosimi të Alban Mehës.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Shqipërisë 3–1. Sa i takon jetës personale, Sadiku ka lindur me 27 maj 1991 në Bashkinë e Elbasanit, Cërrik. Babai i tij është nga Trebishti dhe mamaja e tij ështe nga Podujeva e Kosovës. Sadiku ka lidhje me Taulant dhe Granit Xhakën nga ana e nënës.
Ai gjithashtu ka dhe pasaportë bullgare. Vëllai i tij, Sherif Sadiku, është gjithashtu një futbollist profesionist që luan për Shkumbin Peqin në Divizionin e Parë Shqiptar. Sadiku ka cituar modelin e tij të rolit dhe futbollistin e preferuar të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç dhe është gjithashtu fans i klubit italian Internazionale.
Ai gjithashtu njihet si mbështetës i Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke marrë pjesë në fushatën elektorale të vitit 2013 dhe 2017. Më 30 dhjetor 2016, Sadiku u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit për kontributin e tij në sport.
/Panoramaplus.al