“Ka bërë buzët”/ “Hapi librat e merre diplomën vetë”, Melisa e Andi kapen keq me kirurgen
Ditën e djeshme një mjeke në profilin e kirurgjisë plastike komentoi pamjen e ish-konkurentes të “Përputhen” dhe tha se Melisa ka bërë ndërhyrje në buzët e saj.
Kaq ka mjaftuar që si Andi, ashtu edhe Melisa, të bejnë një reagim publik në Instastory në lidhje me atë deklaratë.
Melisa është shprehur se ajo e di edhe vetë se sa e gjatë dhe përkushtim duan studimet në mjekësi dhe i ka sugjeruar mjekes në fjalë t’i kthehet edhe njëherë shkollës, që të mos bëjë gabime të tilla që prekin padrejtësisht figurën e tjetrit.
“Jo po nuk ka lidhje make up dhe profesionalizmi i fotos tek unë. Do shumë punë dhe përkushtim fusha e mjekësisë dhe këtë po e testoj edhe tek vetja ime. Realisht më vjen keq për njerëzit që marrin diploma të pamerituara.
Një kirurge plastike nuk ka në dorë vetëm pamjen, por edhe shëndetin tonë. Duhet ta mendojë 2 herë që të thoje nëse unë kam bërë buzët apo jo. Ashtu si të them unë ta mendosh sërish për të hapur ato libra me të cilat ka studiuar.
Gabim kirurge, as kam bërë, dhe as do bëj ndonjëherë ndonjë operacion plastik. E lumtur për pamjen time. Kush ka sy dhe është profesional në punën e tij, e dallon. TURP”, mbyll reagimin e saj Melisa.
Nga ana tjetër Andi shkruan: “Të sugjeroj ta kthesh diplomën mbrapsht dhe ta marrësh më forcat e tua, duke kuptuar se ke edhe përgjegjësi mbi supe, jo të japësh verdikte mbi të tjerët. Melisa kurrsesi nuk i ka bërë buzët. Fole gabim, prish imazhin e dikujt. TURP”. / InTV