“Jam ende e dashuruar me të!”/ Diletta Leotta flet për herë të parë pas ndarjes nga aktori turk Can Yaman

Prezantuesja sportive, Diletta Leotta, ka konfirmuar ndarjen nga aktori turk, Can Yaman. Marrëdhënia mes dyshes u prish që në muajin gusht të këtij viti.

Sipas “Alba Waba”, thashethemet se çifti është ndarë nisën pas Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, pasi Can u shfaq i vetëm, pa moderatoren italiane seksi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Verissimo (@verissimotv)

“Me Can pata një histori të bukur, një ëndërr, një përrallë, dashuri me shikim të parë. Ne jemi dy 30-vjeçarë që e duan njëri-tjetrin dhe që përpiqen të jetojnë këtë pasion të madh”,- tha Leotta gjatë intervistës për “Verissimo Tv”.

Diletta tregoi se është e vërtet që aktori i propozoi për martesë dhe që e prezantoi me familjen e tij.

“Propozimi ndodhi një muaj pasi ishim takuar. Ndoshta gjërat rrodhën shumë shpejt”,- tha ajo.

Ndërkohë, kur u pyet për ndarjen, prezantuesja bionde tha:

“Nuk është një moment i lehtë, edhe pse mund të ndodhë me të gjithë çiftet. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dashuria është e paparashikueshme, ashtu si vetë jeta. Unë mendoj se jam ende e dashuruar”.