Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me linjat trupore seksi, por ja si dukej para ndërhyrjeve në trup dhe fytyrë konkurrentja e “Për’puthen” (Foto)
Konkurrentja e “Për’puthen, Iriada Shahollari, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur hyri për herë të parë në programin e dashurisë, për shkak të linjave trupore seksi.
28-vjeçarja nga Skrapari u komentua shumë për format bombastike, madje gjatë një puntate ajo u shpreh se djemtë kishin “frikë” t’i afroheshin për shkak të pamjes së saj “perfekte”. Iriada e ka pranuar publikisht se ka kryer ndërhyrje të ndryshme në trup dhe fytyrë për të arritur pamjen që dëshironte të kishte.
Mirëpo, përdorues të rrjeteve sociale kanë gjetur disa foto të vjetra të saj, të cilat i kanë publikuar në rrjet. Ato tregojnë se si dukej Iriada para ndërhyrjeve në fizikun e saj.
Në fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit, Shahollari shihet me flokë në ngjyrë të zezë, me make up dhe e veshur me një fustan të hapur në pjesën e dekoltesë dhe anash në zonën e brinjëve.