Ray J flet për akuzat e videos seksuale mes tij dhe Kim Kardashian

Ray J ka kritikuar ish menaxherin e tij për pretendimin se një kasetë seksi e dytë mes tij dhe Kim Kardashian ekziston.

Ky reagim i tij vjen pas deklaratës së menaxherit Wack 100, se ekziston një video e tillë.

“Unë jam baba tani dhe puna ime është të jem një prind i mrekullueshëm dhe t’i vë ata në radhë të parë,” ky nuk është mesazhi që dua të dërgoj”.

Avokati i Kim Kardashian Marty Singer, gjithashtu mohoi ekzistencën e një kasete të dytë seksi, duke i thënë Page Six në një deklaratë se Wack po kërkonte famë.

“Pretendimi se ekziston një kasetë seksuale e pa publikuar është pa dyshim e rreme,” deklaroi Singer. “Kjo është për të ardhur keq që njerëzit i bëjnë këto deklarata për të provuar të fitojnë 15 minutat e tyre të famës”.

Wack më vonë iu përgjigj Singer -it në Instagram Story, duke shkruar: “Një mesazh drejtuar avokatëve të Kim Kardashian pyesin klientin tuaj për produktet e nënshkruara për kasetën 1, 2 & 3 me Ray J.

“Nëse dëgjoj përsëri 15 minuta famë, do të detyrohem të shfaq kontratat e nënshkruara”.

Ish ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe Ray, e filmuan kasetën me një aparat fotografik dore ndërsa ishin në Cabo, Meksikë, për të festuar ditëlindjen e 23 -të të Kardashian në vitin 2002. Ajo u publikua nga Vivid Entertainment si “Kim Kardashian, Superstar” pesë vite më vonë.

Ajo më vonë rrëfeu se kishte marrë ekstazë para se të filmonte kasetën.