Miq jashtë fushe, ylli i Juventusit poston foto pas ndeshjes me Rei Manajn

Juventusi ka gjetur fitoren e parë pas 5 ndeshjesh me vështirësi ndaj Specias në transfertë me rezultatin 2-3.

Rei Manaj këtë sfidë u aktivizua për 14 minuta lojë ku nuk mundi do të lërë shenjë në këtë takim ku skuadra e Specias e vuri jo pak në vështirësi Juventusin, duke përmbysur rezultatin, por duke mos e mbajtur dot në kontroll atë fitore.

Pas ndeshjes sulmuesi i “Zonjës së Vjetër”, spanjolli Alvaro Morata ka postuar në “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram” foto me sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe të Specias, Rei Manaj me mbishkrimin “Frate” që në shqip përkthehet “vëlla”.

Duket se jashtë fushe të dy sulmuesit janë shumë miq me njëri-tjetrin.

PANORAMASPORT.AL