Aktorja e njohur meksikane me zor po pret të vijë në Shqipërë, zbulohet çfarë e lidh me vendin tonë

Aktorja e njohur meksikane Adriana Fonseca, e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar me serialet si “Tradhtia”, “Natalia” apo “Zemra të guximshme”, ka deklaruar se ka dëshirë të vizitojë Shqipërinë.

Në një video të publikuar në Instagram, e pyetur nga ndjekësit nëse ajo ka vizituar Evropën dhe do dëshironte të vizitonte Shqipërinë, aktorja shumë e dashur është përgjigjur, shkruan meganews.al.

“Po, kam vizituar shumë shtete në Evropë. Në Shqipëri nuk kam qenë, kam njerëz mjaft të dashur atje. Shpresoj shumë shpejt t’i vizitoj”.

Roli i saj në serialin “Tradhtia” ishte një nga më të pëlqyerit për shqiptarët dhe korri sukses të madh në kohën kur u transmetua.