“Këngët janë njësoj të gjitha”, Elhaida Dani i përgjigjet kritikave të Elton Dedës për albumin

Ehaida Dani publikoi mbrëmjen e të hënës albumin e saj më të ri, “ZanIN”, për të cilin kishte kohë që punonte.

5 këngët e albumit, nuk u pritën mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Të shumtë ishin ata që e përgëzuan Elhaidën, mes tyre edhe Aurela Gaçe, që postoi në Instagram video të këngëtares. Komentet në këtë postim ishin të shumta nga kolegë, ku nuk munguan urimet, por njëkohësisht edhe vërejtjet.

Elton Deda ishte një nga ata që e kritikoi, duke argumentuar se këngët i dukeshin të gjitha njësoj, megjithëse nuk kaloi pa përgjigje, pasi Aurela i doli menjëherë në mbrojtje Elhaidës.

Ndërkohë, vetë Elhaida, e ftuar në “ABC e pasdites” me Ermal Peçin, ka folur për herë të parë lidhur me komentet.

“Çdo njeri ka opinionin e tij, shijet e veta personale. Nuk mund të gjykoj absolutisht, por do preferoja që t’i dëgjonte para se t’i gjykonte ose të jepte një mendim”, tha ajo, duke mos u ndalur më shumë në këtë bisedë.

Këngëtarja tha që krahas këtyre kritikave, komentet në Youtube kanë qenë mjaft të mira, madje i është shtuar dëshira për të garuar sërish për në Eurovizion.

“Fansat e mi shqiptar duan shumë që të rikthehem në Eurovizion. Nuk e di fare, po ta them sinqerisht, a dua ta bëj apo s’dua ta bëj, unë di që dua të këndoj muzikën time, të ngjitem në skenë dhe të performoj atë që unë ndjej më tepër; skena nuk ka rëndësi”, tha ajo, duke shtuar se nuk e përjashton mundësinë që ta mendojë seriozisht.

/News31