U kap në ‘party’-n e shfrenuar me drogë mes besimtarëve, prifti italian rezulton me HIV/AIDS

Gjithashtu po u kryhen analiza të tjera edhe të ftuarve të tjerë që u kapën në festën e shfrenuar me lëndë narkotike.

Prifti italian Don Francesco Spagnesi, i cili u prangos vetëm një javë më parë për trafik të lëndëve narkotike, ka rezultuar pozitiv me HIV/AIDS, duke alarmuar autoritetet italiane dhe burgun ku ndodhet. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se dyshimet e para lindën kur prifti në fjalë u kap mat në një festë të shfrenuar që kishte realizuar me partnerin e tij.

Bashkë me të, i infektuar ka rezultuar edhe një tjetër person që kishte marrë pjesë në këtë festë. Tashmë autoritetet kanë marrë masa për mënyrën se si ai do të qëndrojë në qeli. Gjithashtu po u kryhen analiza të tjera edhe të ftuarve të tjerë që u kapën në festën e shfrenuar me lëndë narkotike.

Peshkopi i Pratos, Imzot Giovanni Nerbini, ka emëruar një administrator të ri të famullisë për kishën e Shpalljes në Castellina, Don Daniele Scaccini. Ai rezulton të jetë një person i rregullt dhe ka një eksperiencë prej dhjetë vitesh.

(F.m/Dosja.al)