Beyonce prezanton për herë të parë diamantin 128 karat! Ja historia që fshihet pas tij
Fushata e re e “Tiffany & Co” mban emrin “About Love” dhe personazhet që e prezantojnë janë pikërisht JAY-Z dhe Beyonce, të cilët shihen si përkufizimi i dashurisë moderne.
Si një bashkëpunim midis Carters dhe “Tiffany & Co”, “About Love” e shfaq Beyonce me një diamant historik të verdhë prej 128.54 karatësh nga “Tiffany”, shkruan “Page Six”. Fustani seksi “Givenchy”, frymëzim i viteve ’60, i referohet Audrey Hepburn, kur reklamonte “Breakfast at Tiffany’s”, në vitin 1961.
“Beyonce dhe JAY-Z janë mishërimi i historisë së dashurisë moderne“,- tha nënkryetari ekzekutiv i “Tiffany & Co”, Alexandre Arnault, në një deklaratë për shtyp. “Si një lloj marke që ka triumfuar gjithmonë me dashurinë dhe forcën, ne nuk mund të mendonim për një çift më ikonik që përfaqëson më mirë vlerat e ‘Tiffany’. Jemi të nderuar që kemi Carters pjesë të familjes ‘Tiffany’”.
Në fushatën “About Love”, diamanti i mahnitshëm 128.54 karat nga “Tiffany” shfaqet për herë të parë për publikun.
Ky diamant u zbulua në vitin 1877 nga Kimberley Mines, në Afrikën e Jugut dhe është një nga zbulimet më të mëdha të gurëve të çmuar të shekullit të 19-të. Themeluesi i “Tiffany & Co”, Charles Lewis Tiffany, e bleu diamantin në vitin 1878 dhe e ruajti për “Tiffany” për shumë breza të ardhshëm.
© Panorama.al