Pse njerëzit mendojnë se komenti i Arjan Konomit, më tepër se komplimenton Tean, thumbon Fatmën

Një nga bashkë-prezantueset e emisionit “Goca & Gra” në Top Channel është edhe Tea Trifoni, ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “Për’Puthen 2”. Për ta uruar në lidhje me ‘aventurën’ e re televizive, opinionisti i “Për’Puthen”, Arjan Konomi, i komentoi në Instagram, koment që nga shumë ndjekës është konsideruar si thumb për Fatma Haxhialiun.

“Tea suksese në ‘aventurën’ e re televizive! Je shumë mirë, por të takonte [të kishe] një emision krejt tëndin. Kam merak se aty nuk do të shfaqësh tërë aftësinë tënde në ekran. Ruaji mos të të mbysë paaftësia e të tjerëve! Suksese!” – shkruan ai.

Arjani flet për paaftësi të të tjerëve në emision, i cili prezantohet nga Olesia Leço, blogerja Krista Merkoçi dhe Fatma Haxhialiu. Të shumtë qenë njerëzit që komentuan se komenti është një thumb për Fatmën.

Jo më kot njerëzit qenë të këtij mendimi, pasi Arjani dhe Fatma, e cila ka qenë pjesë e “Për’Puthen” dhe “Për’Puthen Prime” e ftuar si opinioniste, kanë mbajtur pasur disa debate, qoftë gjatë programeve ashtu edhe në rrjete sociale.

Në shkurt, Konomi u tha djemve të “Për’Puthen’ se nuk dinë si të komplimentojnë vajzat. “Nuk dëgjova një djalë t’i thotë një vajze më pëlqejnë këmbët e tua, flokët e tu, fund-shpina jote se atë shohin djemtë. Pra, të mikloni,” u shpreh ai.

Në rrjete sociale, Fatma e konsideroi deklaratën si seksiste.

“Gjuha seksiste në këtë emision është toksike dhe e neveritshme! Të komplimentosh të pasmet, shalët, gjoksin e një vajze dhe jo karakterin e saj nuk është vlerësim meqënëse ra fjala…dhe sa gjynah që Shqipëria është ende në këtë derexhe mentaliteti. Meqënëse ra fjala, kjo quhet ‘catcalling’ në botë dhe ha gjoba të mira kur i bën në rrugë, lëre pastaj t’i promovosh në ekran. Gratë dhe vajzat nuk janë lodra seksuale, as kukulla me kurdisje dhe kanë ca gjëra më shumë për të ofruar veç trupit.”

Pas kësaj, Konomi publikoi një foto të vetën me mbishkrim “Për opinionistë nuk ka rënë inflacioni, por flama”, që u komentua si ironi ndaj Fatmës.