I martuar prej kohësh, por vetëm tani reperi shqiptar publikon fotot e para si dhëndër
Reperi Buta ka qenë gjithmonë i rezervuar për sa i përket jetës së tij private. Ndonëse nuk preferon të flasë para publikut për jetën private, ajo që dihet tashmë është se reperi i ka dhënë fund beqarisë prej disa vitesh.
Reperi pati bëri publike se ishte në një lidhje me një vajzë por lajmi se ishin martuar, të cilin e konfirmoi gjatë një interviste pak kohë më parë për televizionin T7, ishte një surprizë për adhuruesit e tij.
Mirëpo, vetëm tani pas kaq kohësh, ai ka vendosur të ndajë dhe disa foto nga martesa. Krahas imazheve ku shihen të veshur si nuse dhe dhëndër, Buta ka zbuluar dhe identitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën. “Partnerja ime në krim”, shkruan ai.