Biznesmen, menaxhera, trajnerë dhe baodyguard. Këta janë 8 djemtë e rinj që iu bashkuan ‘Përputhen’ (foto)
Gjatë puntatës së djeshme të “Për’Puthen” janë prezantuar dhe 8 djem të tjerë të tjerë si dhe dy vajza.
Bashkim Saiti është 23 vjeç vjen nga Mitrovica dhe jeton në Neë Jersey. Aktualisht punon si security.
Azem Halimi është 24-vjeç me origjinë nga Presheva, por jeton në Gjermani.
Redion Kastrati është djali me moshën më të madhe që bëhet pjesë e këtij sezoni të tretë të Për’Puthen. Ai është 35 vjeç ka lindur dhe jeton në Fier. Aktualisht ushtron profesionin si personal trajner.
Taulant Murataj ka lindur dhe jeton në Tiranë. Ai është 26 vjeç dhe ushtron dy profesione atë të berberit dhe si personal trajner.
Albi Dhima është një tjetër konkurrent që do përpiqet të rrëmbejë zemrën e një prej vajzave. Ai është 28 vjeç ka lindur në Fier dhe jeton në Tiranë. Aktualisht punon si menaxher.
Eklajd Zguri ka lindur në Mat dhe jeton në Tiranë. Është 27 vjeç dhe aktualisht punon si menaxher.
Aleksandër Karaevski është 25 vjeç dhe vjen nga Shkupi, por jeton në Tiranë. Aktualisht punon në biznesin e tij.
Nikoll Sherri është 30 vjeç dhe vjen nga Mirëdita, por jeton në Tiranë. Profesioni i tij është si personal trajner.
Gjatë ditëve në vazhdim do të keni mundësi të njihni akoma dhe më shumë konkurrentë.