“Na e mori COVID”- Nuk fitoi dot betejën me koronavirusin, ndahet nga jeta babai i këngëtares së famshme
Babai i këngëtares, Shkenda Dubova ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga postimet në rrjetet sociale nga familjarë e fotografit dhe kameramanit të njohur gjilanas, Shaip Dubova.
“Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë̈ se sot ndërroi jetë babai jonë Shaip Dubova”– shkruhet në një postim të djalit të tij, që është ripostuar në Instagram nga këngëtarja.
Pas ndarjes nga jeta të Shaip Dubovës ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një letër ngushëllimi drejtuar familjarëve të tij.
“E nderuara familje Dubova,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Shaip Dubova.
Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit.
Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, ishte mesazhi ngushëllimit.
/Panoramaplus.al