Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij humbën një njeri të dashur të familjes

Pak ditë më parë, Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij ndanë lajmin e ëmbël se u bënë prindër për herë të dytë.

Valdrini postoi një foto të krahut të vajzës, ku zbuloi dhe emrin e saj, Paris.

Por mëngjesin e sotëm, çifti i njohur ndanë një lajm të hidhur. Bashkëshortja e Valdrinit ka humbur të atin. Ai e ka ndarë lajmin nëpërmjet një fotoje të babait të Editës, ku shkruan disa fjalë të ndjera.

“Papritmas na le Eki… Editës ju pre buzëqeshja, ju shua feneri i jetës përgjithmonë. Bellës do t’i mungojë përjetësisht gjyshi i saj i preferuar dhe Paris nuk do ketë fatin që ta mbaje qoftë dhe vetëm një herë në krahë. Po na le për një botë më të mirë me kujtime dhe mbresa të bukura si njeriu i jashtëzakonshëm që ishe dhe do të jesh gjithmonë për ne!”– shkruan Valdrini.