“Më dhemb plakja e tyre, ju lutem duajini gjyshërit”, Stresi bën dedikimin e ndjerë dhe i prek të gjithë

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka bërë një dedikim për gjyshërit e tij. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale teksa ka postuar foton e tyre, stresi shkruan se është i dhimbshëm fakti teksa sheh njerëzit që do të plaken dhe t’i thuash vetes që një ditë nuk do të jenë ata.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Stresi shkruan se pesha e viteve po i rëndon, ndërsa shton se nuk është në gjendje të bëjë asgjë. “Distanca që krijohet mes njerëzve dhemb, ndarja dhemb, por ajo që dhemb akoma më shumë është të shohësh njerëzit që do, të plake në moshë dhe t’i thuash vetes se një ditë ata nuk do të jenë më. Oh sa dhemb.

Unë i shoh ata gjithnjë e më rrallë dhe çdo herë situata është e njëjtë. Pesha e viteve po i rendon. Tiparet e tyre po humbasin rininë. Hapat dhe lëvizjet e tyre ngadalësohen.

I shoh dhe nuk jam në gjendje të bëj asgjë. Thjesht dëshmi pasive për moshën që i konsumon duke u lutur çdo ditë që Zoti do t’i lërë me mua për shumë vite në vazhdim.

E di, një ditë do të na duhet të përballemi me faktet dhe të pranojmë fatin që është i destinuar për të gjithë ne. Por jo tani. Akoma jo. Kam nevojë për ta. I dua shumë. Gjysherit e mi. Balsami i shpirtit tim. Ju lutem mos i harroni gjysherit e gjyshet”, shkruan ai.