Barcelona i heq fanellën Manajt, i jep atë të yllit të sulmit

Pasditen e sotme Barcelona do të zbresë në fushë për tu përballur me Getafen në kuadër të javës së 3 të La Liga-s spanjolle.

Barcelona ka bërë publike emrat e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë dhe ndër ta është dhe emri i sulmuesit të Kombëtares, Rei Manaj. Lushnjari ditën e sotme do të mbajë në fanellë numrin 17, ndryshe nga dy ndeshjet e para kur ka mbajtur numrin 14 në fanellë. Ky numër i përket Ansu Fatit i cili aktualisht ndodhet i dëmtuar.

Kjo vjen pasi numri 14 nuk ishte përdorur më parë në këtë sezon të ri të La Liga-s dhe mund të ndryshohesh, teksa Kutinjo e ka marrë sërish numrin e tij.

Rei Manaj do të mbajë numrin që kishte në fanellën sulmuesi Antua Grizman kur u transferuar te Barça, por francezi tani mban numrin 7-të. Manaj është ende në pritje të debutimit të tij në La Liga pasi pasditen e sotme do të jetë në stol ndërsa në dy ndeshjet e kaluara ka qëndruar në stol. Bie në sy që numri 10-të ende nuk është marrë nga asnjë lojtar që pas largimit të Lionel Mesit drejt PSG-së.

PANORAMASPORT.AL