Janë sërish bashkë? Loredana publikon një foto me Mozzik dhe gëzon fansat me lajmin e fundit
Loredana dhe Mozzik i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej javësh. Fillimisht ishin fansat e dyshes që vunë re se Mozzik dhe Loredana nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Më pas reperi postoi në Instagra, disa shprehje, që hapur dukeshin si thumba kundrejt Loredanës.
“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”, thuhej në postimet në fjalë.
Nga ana tjetër Loredaana iu kundërpërgjigj Mozzik me një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you doën” të reperit NF. “Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në këngën që Loredana publikoi në Instagram.
Raportet mes tyre nuk janë rregulluar ende, mirëpo kjo nuk i pengon që ata të vazhdojnë planet që kishin për karrierën e tyre. Ditën e sotme Loredana ka ndarë në Instagram kopertinën e këngës së radhës që ka realizuar me Mozzik dhe që është pjesë e albumit të tyre të përbashkët “No Rich Parents”. Kënga mban titullin “Mit Mir” dhe do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59. Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të mos ndiqen në rrjete sociale dhe nuk e dimë nëse mes tyre ka pasur ndonjë komunikim në lidhje me projektet e radhës.