Talebanët eliminojnë komedianin afgan, fajtor për skeçet e tij komike
Kjo video është shumë prekëse, shfaq arres.timin e komedianit afgan Khasha Zwan. Ai i ka duart pas shpine, të prangosur e hipin në një makinë mes dy talebanëve dhe ai fillon të bëjë batuta komike, duke u tallur me narkotalebanët siç ka bërë gjithmonë në radio, në TV, në emisionet e tij.
Talebani në të majtë qesh, ai në të djathtën e tij, i zemëruar, fillon ta godasë me shpullë, duke e detyruar të heshtë.
Zwan u gjet pa jetë; talebanët në fillim mohuan përgjegjësinë, por pas publikimit të kësaj video, ata e pranuan që i kishin marrë jetën aktorit komik. Ata bënë të heshtë përgjithmonë një komedian, i cili ishte fajtor për batutat komike kundër fuqisë talebane.
Talebanët e kishin patur gjithmonë halë në sy komikun sepse batutat e tij kaluan nga goja në gojë, duke hequr frikën nga fytyra e afganëve dhe duke e kthyer në buzëqeshje.
Khasha Zwan iku nga kjo jetë duke bërë batuta, duke buzëqeshur përballë tort,uruesve të tij, me fuqinë anarkike të ironisë që nuk e lëshoi deri në fund.