Pas ndarjes nga Oriola Marashi, futbollisti i Kombëtares në lidhje me një tjetër modele?

Një vit më parë Oriola Marashi dhe Eros Grezda ishin një nga çiftet e preferuara të showbizit. Pasi konfirmuan lidhjen, çifti nuk u kurseu fansave foto e video ku dukeshin më të dashuruar se kurrë. Pas shumë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë. Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen, por sipas mediave arsyeja e prishjes së lidhjes së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë.

Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele. Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra. Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët por futbollisti ka nisur të pëlqejë fotot e saj muajit e fundit.

Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vëmendjen që marrin rrjetet sociale ditët e sotme, detaje të tilla janë shpesh tregues të shumë gjërave. Të jenë këto komente shenjë e një lidhjeje mes të dyve? Mbetet për tu parë.
/News31