Norën dhe Robertin nuk i lënë rehat as me pushime, paparacët i ndjekin kudo

Nora dhe Roberti janë bashkë me vajzën e tyre me pushime në Turqi dhe duket se po ia kalojnë për mrekulli si një familje. Madje thuhet se dy këngëtarët po përpiqen të ribashkohen megjithatë këto mbeten në kuadër të thashethemeve sepse pushimet së bashku mund të bëhen edhe për hir të vajzës. Përpos këtyre, Norën e Robertin s’po i lënë rehat as paparacët të shijojnë për qejf pushimet. Së fundmi ata janë fotografuar nga pushues të tjerë që ndodhen në të njëjtin resort me ta. “Prive” ka publikuar disa foto ku dyshja shihen së bashku me vajzën ulur në një tavolinë duke biseduar.


Vetë Nora e Roberti kanë preferuar të mos prononcohen për thashethemet që po shkruhen lart e poshtë për një rikthim.