Skandal në Belgjikë, kryeministrit i dalin mesazhet me pornostaren italiane: I dashur, shihemi të hënën…

Aktorja thotë tani se mesazhet që ka marrë nga politikani i lartë belg kanë qenë të rastësishme për shkak se ajo do të vizitonte këtë vend e angazhuar në një spektakël.

BELGJIKË– Qeveria belge është përfshirë nga një skandal pasi vetë kryeministrit Alexander De Croo i janë publikuar mesazhet me një aktore të filmave për të rritur italiane Eveline Dellai. Mediat italiane raportojnë se bisedat mes tyre janë zhvilluar gjtë kohës që kryeministri mbante detyrën e ministrit të Telekomunikacionit.
“Përshëndetje i dashur. E di që je në Belgjikë në 24 Nëntor. Fantastike. Mund të fiksojmë një takim për një ditë më pas, pra, të hënën me 25”, është një prej mesazheve të shumta që vajza e re i ka dërguar kryeministrit belg në atë kohë, shkruan TG.com.
Aktorja thotë tani se mesazhet që ka marrë nga politikani i lartë belg kanë qenë të rastësishme për shkak se ajo do të vizitonte këtë vend e angazhuar në një spektakël.

“De Croo më shkroi siç më shkruajnë shumë të tjerë. Nuk e dija kush ishte dhe si e kishte gjetur numrin tim. Më pas më thanë se ishte një politikan i rëndësishëm dhe vijuam të komunikojmë. Nuk mundëm të zhvillonim një takim”, tha aktorja.
Dellai është nga Trento 28 vjeç dhe beqare, ndërsa De Croo është 46 vjeç i martuar me 2 fëmijë. Historia ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e koalicionit qeverisës në Belgjikë. Vetë kryeministri ka mohuar se e njeh aktoren, por kjo histori do të vazhdojë të lakohet për shumë kohë në media.
(F.m/dosja.al)