E parkuar pranë stadiumit, dy mjekët kapen mat duke kryer marrëdhënie brenda ambulancës! Ja çfarë u pa nga kamerat e sigurisë

Dy punonjës të urgjencës në Britani u shkarkuan nga detyra pasi u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale brenda një ambulance.

Makina e ambulancës ishte parkuar në parkingun e stadiumit të Portsmuthit. Dy roje sigurie u afruan dhe hapën dyert e ambulancës duke kapur mat dy punonjësit e emergjencës.

Sipas DailyMail, rojet e sigurisë morën edhe kamerat e sigurisë të parkingut ku vunë re se ambulanca tundej.

Pas kësaj ngjarje, dy punonjësit e emergjencave u shkarkuan nga detyra. Në gjyq, Emma Croydon i mohon akuzat për marrëdhënie seksuale në publik.

Ajo deklaroi se rojet e sigurisë kanë gënjyer dhe se nuk ishin duke bërë asgjë.