Me vajzë apo djalë? Zbulohet gjinia e bebit të Marinës dhe Getoarit
Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi i ëmbël ka disa ditë që qarkullon në mediat rozë, pasi dyshja nuk ka qenë më aq aktive me fotot e postuara zakonisht gjatë pushimeve të verës.
Për më tepër, Marina mungonte dhe në episodet e fundit të “Klanifornias”, gjë që i shtoi dhe më shumë dyshimet e njerëzve për shtatzëninë.
Mirëpo, burime për Prive.al kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës që pret moderatorja. Çifti do të bekohen me një vajzë dhe Marina aktualisht është në muajin e katërt të shtatzënisë.
Kujtojmë që dyshja shumë e dashur nga publiku i dhanë fund beqarisë në shtator të vitit 2017, ku realizuan një dasmë madhështore.