Këngëtarja dhe deputetja e njohur shqiptare në lot, humb njeriun e shtrenjtë

Ditë e trishtë për Eliza Hoxhën. Këngëtarja dhe deputetja e njohur ka humbur të atin. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha. Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30.”, ka shkruar ajo.