Bojaxhiu po e mbulonte me urdhër të talebanëve, nusja me fustan të bardhë është Beatrix Ramosaj, bëri xhiron e botës si simbol i situatës në Kabul
Bukuroshja shqiptare kishte realizuar një set fotosh për një markë turke dhe fotoja e saj ishte stampuar në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit.
Vajza me fustan të bardhë që qëndronte në muret e një salloneve të bukurisë në Kabul dhe që bëri xhiron e rrjetit si simbol i situatës së krijuar, është Betrix Ramosaj. Bukuroshja shqiptare kishte realizuar një set fotosh për një markë turke dhe fotoja e saj ishte stampuar në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit.
Vetëm dy ditë më parë, një foto ku shihesh një bojaxhi teksa mbulonte me ngjyrë të bardhë murët e parukerisë ku ishin vendosur fotot e modeleve, bëri xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare.
Nusja e bukur me fustan të bardhë që ende nuk ishte mbuluar, siç e kërkon tradita e talebanëve, është Trixa. Edhe vetë kjo e fundit ka bërë një postim në Instagram, ku ka treguar të plotë foton.
(F.m/dosja.al)