Alex bëhet burrë dhe e pranon ndarjen ashtu siç i ka hije

Alex Rodriguez ka vendosur t’i japë fund deklaratave të papërshtatshme që bënte dikur për Jennifer Lopez pas ndarjes.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, ai foli për herë të parë në publik për ndarjen nga këngëtarja duke u shprehur mirënjohës për gjërat që ka mësuar gjatë lidhjes së tyre.

“Kam kaluar 5 vite lidhje të mrekullueshme dhe bashkë me vajzat e mia kemi mësuar shumë. Tani si mund t’i bëjmë 5 vitet e tjera më të mira pasi morëm mësimin? Jam shumë mirënjohës për gjërat që më ka sjellë Zoti dhe po shoh sesi vajzat e mia po rriten”-tha Alex.