Fifi pozon me bikini nga pushimet, zbulon pa hezitim linjat trupore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme. Në një fotografi të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, Fifi duket mjaft e lumtur teksa shijon ditët e merituara të pushimit.

Ajo ka pozuar në një palë bikini dy pjesëshe, teksa ka vënë në pah vijën e saj të trupit dhe disa nga tatuazhet e saj. “Kam ardhur në deti, a po vjen edhe ti në deti”, ka shkruar kantautorja e njohur në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi Fifi publikoi një pamje ku shihej me maskën e oksigjenit, teksa u tregonte fansave të saj në InstaStory se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Megjithatë, tani duket se gjithçka ka mbetur e kaluar dhe këngëtarja tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, duke shijuar ditët e ngrohta të verës.