Horoskopi 18 gusht 2021
Dashi
Sido që të jetë gjendja e jetën tuaj sot do jeni më të hapur dhe të gatshëm për t’u mirëkuptuar me të gjithë. Nëse keni një lidhje të dy me partnerin do bëni çmos që ta përmirësoni situatën në çift. Edhe pse do keni shumë për të bërë, Venusi do ua lehtësojë paksa situatat.
Demi
Përgatituni shpirtërisht për një ditë shumë ndryshe sot dhe të mbushur me çaste fantastike. Neptuni, ai që kujdeset më shumë për ndjenjat dhe planeti i romantizmit, do ju bëjë më euforikë ju të dashuruarve. Mos hezitoni as të bëni ndonjë projekt për të ardhmen sepse do të jeni të privilegjuar.
Binjakët
Sot do i kushtoni rëndësi të madhe jetës tuaj sociale dhe aspak profesionale. Nëse keni një lidhje parashikohet një ditë e këndshme, por pa ndonjë pasion të jashtëzakonshëm. Të paktën nuk do keni debate dhe probleme serioze. Ju beqarët duhet të merrni kurajën dhe t’i shprehni ndjenjat para se dikush tjetër t’ua kalojë.
Gaforrja
Venusi do ju ndihmojë ta shikoni jetën me optimizëm sot. Do jeni në humor dhe do e keni më të lehtë komunikimin me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni shumë të vëmendshëm dhe të përkujdesur me partnerin. Marrëdhënia juaj do jetë e shkëlqyer dhe do ju mbushë me optimizëm.
Luani
Sot duhet thjesht ta kontrolloni më shumë veten në mënyrë që gjërat t’ju ecin mirë. Hëna do të nxitë instinktin e pronësisë në çift. Do kërkoni të drejtat tuaja në planin sentimental dhe do jeni edhe shumë xhelozë. Kujdes mos e teproni! Për ju beqarët nuk pritet asgjë e veçantë gjatë kësaj dite. Bëni durim sepse përndryshe vetëm sa do mërzitni veten.
Virgjëresha
Sot do bëni të pamundurën për të krijuar një ditë sa më harmonike dhe nuk do ju mbani më mëri as atyre që ju kanë bërë keq. Jeta juaj në çift pritet të jetë shumë e bukur. Gëzimi juaj do të reflektohet kudo. Mos harroni se dashuria është si një lule e brishtë për të cilën duhet të kujdeseni me delikatese.
Peshorja
Mërkuri dhe Plutoni do kundërshtojnë njëri-tjetrin sot dhe mund t’ju bëjnë edhe ju të paqartë. Nëse keni një lidhje, ndjenjat do jenë të thella, por një dyshim që keni mbi partnerin nuk do kalojë pa ua prishur ditën. Bëni kujdes sepse ai po kërkon thjesht t’ju bëjë pak xhelozë.
Akrepi
Marsi nuk do ndikojë shumë pozitivisht te jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’ju nxitë të futeni edhe nëpër debate. Reflektoni dhe mundohuni ta komandoni veten sepse gjërat mund të ndërlikohen. Nëse jeni në çift duhet të bëni kujdes nga ndryshimet e humorit. Kjo mund të ndikojë te lidhja juaj. Mundohuni edhe të mos provokoni xhelozinë e partnerit.
Shigjetari
Nëse kohët e fundit jeni përballur me zhgënjime, sot situata do jetë e njëjtë dhe do jeni të mërzitur. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë e tensionuar. Do mundoheni të impononi mendimet tuaja për gjithçka dhe kjo nuk do i pëlqejë partnerit tuaj. Ndryshoni taktike sepse do keni probleme më të mëdha.
Bricjapi
Sot do reflektoni gjatë dhe do vendosni të bëni disa ndryshime të ecurisë së jetës vetëm që gjërat të ecin sa më mirë. Dashuria do shkojë për mrekulli. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë e qetë dhe sensuale, ndërsa ju beqarët do keni një takim shumë të këndshëm.
Kujdes nga Jupiteri dhe Saturni të cilët mund t’ju bëjnë më naivë dhe më tepër romantikë sesa duhet.
Ujori
Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe më të matur. Nëse jeni në një lidhje gjërat do fillojnë të bëhen edhe më serioze e do filloni të mendoni për fejesa, martesa, bashkëjetesa ose fëmijë. Çdo moment do jetë i bukur!
Peshqit
Hëna do ju ndihmojë mjaft me projektet që do keni nëpër duar, do jeni më në humor dhe gjithçka do të funksionojë si duhet. Venusi, duke kundërshtuar edhe gjithë planetët e tjerë, do ju sjellë më shumë bashkëpunim në çift. Për pasojë, dita pritet të jetë shumë e bukur dhe e ngrohtë. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni.