FOTO/ 15 mijë euro qira ditore, shikoni apartamentin luksoz ku po qëndron Leo Mesi në Paris
Kalimi i Leo Mesit te PSG-ja, ishte padyshim një nga transferimet më të bujshme të historinë së futbollit. “Pleshti” u largua nga Barcelona pas plot 21 vitesh, teksa do të nisë një aventurë të re në klubin francez.
Lëvizja e papritur në merkato, i shtangu të gjithë, teksa kalimi ndodhi aq shpejt, sa ylli argjentinas, nuk pati kohë të gjente as shtëpinë në Paris, ku do të jetojë së bashku me familjen.
Mediat vendase raportojnë, se klubi ka gjetur një zgjidhje të përkohshme, duke e akomoduar Mesin në një nga apartamentet më luksoze të kryeqytetit francez, ku kostoja ditore e qirasë shkon 15.5 mijë euro në ditë. Argjentinasi do të jetojë atje deri sa të vendosë për shtëpinë e re.
Për sa i përket apartamentit me qira, ai ndodhet shumë pranë harkut të triumfit, pranë qendrës historike të Parisit dhe është 350 metër katrorë.
Mediat franceze kanë arritur të zbulojnë se familja e Mesit momentalisht ka një kuzhinier personal, shofer privat, teksa në apartament janë instaluar plot shtatë televizorë të fjalës së fundit të teknologjisë.
View this post on Instagram
Apartamenti përbëhet nga 3 dhoma gjumi, 3 banjo, kuzhinë moderne, dhomë të madhe ndenje, dhomë ngrënie dhe palestër. Dekorimi i shtëpisë është kryer nga arkitekti i njohur francez, Filip Stark dhe përmban vepra arti nga koleksioni i Rojal Monkaut.
View this post on Instagram
PANORAMASPORT.AL