Më ndihmoni të nxjerr motrën nga Kabuli: thirrja e dëshpëruar e një vëllai
“Nëse dikush mund të ndihmojë, ju lutem të më kontaktojë”. Hamed Hamadi, shef kuzhine që jeton në Itali, kërkoi ndërhyrje ndërkombëtare për fatin e motrës së tij, e cila rrezikon sepse është grua dhe aktiviste për të drejtat e grave në Kabul.
Sot ai kërkon ndihmë urgjente për të shpëtuar jetën e motrës, e cila ka mbetur në vendin e lindjes. Frika rritet me kalimin e orëve dhe Hamed ka ripostuar statusin-apel të së motrës:
“Emri im është Zahra (Sahar) Amadi – shkruan gruaja në një postim – jam një aktiviste për të drejtat e grave, pronare e një restoranti në Kabul. Jeta ime është në rrezik dhe unë jam duke marrë kërcënime nga talebanët.
Jam një grua nga një pakicë etnike. Kam një restorant që ishte su lmuar nga talebanët në vitin 2016. Unë u mobilizova për demokracinë dhe ngrita zërin në protestat dy javë më parë.
Talibanët postuan kë rcë nime kundër meje – thekson ajo – unë jetoj vetëm dhe punoj për vendin tim çdo ditë, nuk dua të iki, por frika se mos më rrë mb ejnë dhe më martojnë me një taleban nuk më bën të fle natën. Të lutem më ndihmo tani, mund të më vrasin”.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres tha se ishte “thellësisht i shqetësuar nga të dhënat e para se talebanët po vendosin kufizime të rënda për të drejtat e njeriut në zonat nën kontrollin e tyre, veçanërisht mbi gratë dhe gazetarët”.