Mr Bean i rikthehet aktrimit! Ndryshon look dhe duket shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim
Rowan Atkison, aktori i njohur si Mr Bean, duket komplet tjetër njeri me look-un e ri në xhirimet ekomedisë së tij të re, që do të transmetohet në “Netflix”.
Aktori 66-vjeçar është rikthyer e tashmë me një model të ri flokësh në setin e “Man Vs Bee”, shkruan “The Sun”. Atkinson kishte vënë një paruke me flokë në ngjyrë gri për komedinë, e cila do të ketë dhjetë seri, dhe dukshëm ata ishin më të gjatë se zakonisht. Ai mbante veshur një këmishë të kuqe me kuadrate.
Ai u pa duke përqafuar një grua bionde gjatë xhirimeve. Atkinson luan rolin e një burri që përfundon në një betejë me një bletë, dhe qëndron në një rezidencë. Ky serial u krijua nga Roëan dhe Ëill Davies.
Më herët, aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve ’90, “Friends”, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit. Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek “Mr Bean”, ndërsa tek “Friends” në vitin 1997.
Mirëpo, kjo skenë u përsërit nga Roëan Atkinson në vitin 1998, duke bërë që njerëzit të mendojnë se “versioni origjinal” i kësaj batute ishte ai i “Friends”.
“Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”- tha Atkinson në atë kohë.