Një Beyonce e re po vjen
Lajme të mira vijnë nga Beyonce. Diva zbuloi në një intervistë të fundit se pas një viti e gjysmë duke punuar në studion muzikore, këngë të reja do të publikohen së shpejti. Beyonce tha për “Harper’s Bazaar” se pas kufizimeve të pandemisë është gati për një fillim të ri.
“Mendoj se jemi gati për një arratisje, udhëtim, dashuri dhe të qeshim sërish. Ndjej një rilindje dhe dua të jem pjesë në çfarëdo mënyrë të mundshme”-tha diva.
Beyonce zbuloi se gjatë kësaj kohe ka punuar në studio duke krijuar muzikë të re duke premtuar se do të vijë së shpejti.
“Ndonjëherë më duhet një vit që të gjej të duhurën. Nuk krahasohet dashuria, pasioni dhe shërimi që ndjej në studion muzikore. Pas 31viteve, ndihem njësoj e emocionuar sikur isha 9 vjeç. Dhe po, muzikë e re po vjen”-tha këngëtarja.
View this post on Instagram