Sofia e “Zonë e Lirë” i çudit të gjithë: Jam e v*rgjër, do bëhem…

Modelja Xheni Brahaj ose ndryshe “Sofia” te “Zonë e Lirë”, ka treguar se është e virgjër dhe nuk ka ndërmend që ta humbasë. Më tej, me shaka ka shtuar se do të bëhet murgeshë.

“Nuk e kam humbur dhe nuk e kam ndërmend ta humb, sepse e kam vendosur që të bëhem murgeshë”, tha ajo për emisionin “Ora Verore”.

Gjithashtu, gjatë intervistës, Xheni nuk la pa hedhur dhe disa kunja për organizatorët e “Miss Universe Albania”.

Ajo është shprehur se vendin e parë në konkurse bukurie nuk e fiton ajo që duhet, por megjithatë nuk ka treguar “taktikat” se si mund të “rrëmbehet” ky çmim.

Më tej ajo shprehet se televizioni është një gënjeshtër e madhe dhe sipas saj asgjë nuk është ashtu siç duket para ekranit.