Eliza Dushku bëhet sërish nënë në moshën 40-vjeçare, mësohet edhe emri i veçantë i djalit

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, është bërë nënë për herë të dytë.

Përmes një postimi në Instagram, 40-vjeçarja zbuloi se ajo dhe burri Peter Palandjian-të cilët tashmë kanë djalin dy vjeçar Philip, kanë zgjeruar familjen e tyre me një djalë tjetër, të cilët i kanë venë emrin Bodan.

“Duke mirëpritur djalin tonë të bukur,” Bodan “, kjo javë ka qenë një udhëtim në vetvete. Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja.

Bourne & Bodie: #Vëllezërit e Bostonit. Faleminderit të gjithëve që na mbështesin dhe na duan. Ah, kjo është ajo ku ne duhet të jemi (sic)”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që bashkëshorti i Elizës, 57-vjeç ka gjithashtu ka katër fëmijë nga ish -gruaja e tij Marie -Louise Minou Palandjian.