E keni parë ndonjëherë Elvanën në format familjar? Sot, një nga ditët e rralla
Ndonëse postimet me familjen janë shumë të rralla, Elvana ka vendosur që në momentet më të lumtura të saj me ta mos t’i kursejë disa pamje. Jo më larg se mbrëmjen e djeshme ajo publikoi disa video të të atit, duke e uruar në ditën e tij të lindjes.
“Gëzuar ditëlindjen Fatmir Gjata! Je gëzimi i jetës sime! Pafund krenare për ty! Gëzuar gëzimi im, asgjë nuk të ndali”, ka shkruar këngëtarja krah kujtimeve të ndryshme me të atin.
Ndonëse Elvana e ka mbajtur larg vëmendjen nga familja e saj, duket se momente se këto me babain apo mamanë zbulojnë në anë tjetër të saj, që ndjekësit e kanë shumë qejf./revistawho.com