Trupi i bashkëshortit të Olta Gixharit qenka për t’u patur zili!
Olta Gixhari po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Përveç ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, Amarit, aktorja bukuroshe po jeton e lumtur edhe romancën me partnerin të cilin është siguruar t’a mbajë larg syrit të publikut. Megjithatë, rrallë herë ka ndarë foto me të në Instagram por duke u siguruar të mos ia zbulojë portretin, siç ka bërë edhe sot. Teksa ka publikuar disa foto nga një ditë në Granada me të dhe Amarin, ajo ka zbuluar një pjesë të trupit të bashkëshortit dhe mund të themi se është për t’u patur zili. Ndërkohë që zgjat djalin pranë një arke me qershi, mund të dallojmë krahët e tonifikuar të tij.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Gixhari rrëfeu për “Revistën Who” se partnerin e ka njohur për Krishtlindje në Madrid e se më të ra në dashuri keq. “Në Madrid, për Krishtlindje, aty jemi takuar. Por njiheshim, nuk ishte dikush që doli nga hiçi. Diku ishim parë e takuar nëpër Tiranë, por ishte nga ato njohjet e përcipta. Nuk është se e kisha qejf dhe nuk di nëse më kishte, thjesht nuk kam pasur asnjë një mendim për të. Atë ditë që e pashë, fjalia e parë që i kam thënë ka qenë: Sa i bukur qenke bërë ti… dhe ai qeshi,” është shprehur ajo.E pyetur se çfarë e bindi më vonë të ikte për të jetuar në Spanjë, Olta theksoi: “Rashë në dashuri, pra. Rashë shumë keq!” /News31