Mbyllet finalja historike e garës së 3000 metrave me pengesa, ja në çfarë vendi u rendit Luiza Gega (VIDEO)
E gjithë Shqipëria sot ishte me sy e zemër te Luiza Gega. Atletja kuqezi zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, teksa u renditit në vendin e 13-të, me kohën, 9:34.10
Bëhet fjalë për një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria mori pjesë në finalen e Lojërave Olimpike.
Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese.
32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete. Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”.
Panorama Sport