“Nuk më lejon t’i shijoj gjërat në këtë moshë”, Mozzik zbulon çrregullimin nga i cili vuan prej disa kohësh

Problemet me shëndetin mendor janë kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për njerëzit në ditët e sotme. Jeta e shpejtë, presioni i vazhdueshëm nga shoqëria janë disa nga shkaktarët kryesorë të problemeve me shëndetin mendor. Kryesisht personazhet e famshëm, që janë gjithmonë nën vëzhgim nga publiku janë ata që i vuajnë këto probleme.

Listës së personazheve të famshëm që janë prekur nga këto shqetësime, i është shtuar edhe Mozzik. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, reperi ka treguar se prej kohësh vuan nga ankthi. Mozzik ka zbuluar se ai nuk ka mundur t’i shpërojë këtij çrregullimi, që është bërë shumë shqetësues për miliona njerëz në mbarë botën. “Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

Kujtojmë se Mozzik publikoi pak ditë më parë bashkëpunimin e radhës me partneren e tij, Loredanën, Kënga mban titullin “Nëse don” dhe si çdo këngë tjetër e realizuar nga dyshja rezultoi një hit i vërtetë.

Përveç këngës, Mozzik dhe Loredana u përgëzuan për një gjest shumë human. Në fillim të videoklipit “Nëse don” shkruhet se të gjitha të ardhurat që do të fitohen rej tij do të shkojnë për fëmijët e braktisur dhe ata në nevojë.

“No Rich Parents ka një kuptim të rëndësishëm për ne, dhe nuk është titulli i këtij albumi. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që buxhetin e videoklipit ta dhurojmë në fondacionin “SOS Fshatrat e Fëmijëve” në Kosovë dhe për fëmijët e braktisur dhe në nevojë në të gjithë botën. Çdo kontribut sado i vogël ndihmon për të bërë një ndryshim të madh”, thuhet në klip.