Messi shfaq hapur xhelozinë! Fshin videon e bashkëshortes nga Instagrami, pasi po komentohej kudo

Leo Messi po kalon një nga periudhat më të bukura të karrierës së tij. Pas një super sezoni me Barcelonën dhe fitimit të Kupës së Amerikës, ai është në qendër të vëmendjes teksa është pretendeti kryesor për të fituar Topin e Artë, që do e çonte në 7 herë të fituari numrin e këtij trofeu për “pleshtin”. Ndër të tjera, kohët e fundit, Messi ka qenë këto ditë shumë aktiv në rrjetet sociale, duke mos u kursyer fare. E mes shumë postimeve të tjera, ka publikuar në Instastory një video të bashkëshortes së tij Antonella-n duke u stërvitur, ku bien në sy format e aaj trupore.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar aq shumë sa Messi e ka fshirë videon. Pas numrit të madh të reagimeve, ylli katalanas ka vendosur që të fshijë videon nga profili i tij, duke shfaqur kështu hapur xhelozinë e tij. Megjithatë ajo është ruajtur nga fansat dhe vijon të shpërndahet me të njëjtin ritëm.

/News31