Pas Sarës dhe Lorit, edhe Xhensila nuk i rezistoi dot kombinimit të kësaj vere
Sara dhe Lori na dhanë një super ide për dy ngjyra që nuk e kishim menduar se do shkonin kaq shumë, jeshile dhe blu. Sara u shfaq në festën e ditëlindjes së Ledrit e veshur me një fund blu dhe bluzë jeshile saten e të njëjtin kombinim përdori edhe Lori Hoxha në koleksionin e saj me Cohl’s: Rrobabanjo blu, këmishë jeshile dhe shall në kokë me këto dy ngjyra.
Duket se ky kombinim po kthehet në modë sepse edhe Xhensila është shfaqur e veshur me jeshile e blu në fotot e saj të fundit.
Këngëtarja pozoi e veshur me këmishë e fund në këto ngjyra duke i kombinuar me këpucë të larta jeshile.