Almeda Abazi marton motrën dhe dasma duket si të ishte mbretërore
Motra e Almeda Abazit, Ilda i ka dhënë fund beqarisë. Ilda dhe partneri i saj, basketbollisti turk Kenan Sipahi, 26 vjeç, janë martuar me një ceremoni në Ciragan Palace Kempinski, në Stamboll. Almeda publikoi disa foto e video nga ceremonia e martesës që dukej sikur të ishte mbretërore.
Ilda kishte zgjedhur një fustan shumë elegant për ditën e saj më të bukur ndërsa Kenan u shfaq me kostumin klasik të dhëndrit.
“Ju dua shumë zemrat e mia, qofshit të lumtur”-shkroi Almeda krah videove të publikuara ku filmonte çiftin.
Ilda dhe Kenan organizuan një ceremoni shumë private ku të ftuar ishin vetëm të afërmit e miqtë e tyre më të ngushtë.