Dojna Mema dhe Vlashent Sata nuk do martohen së shpejti, por për disa ditë! Çfarë fshihet pas kesaj deklarate të çuditshme?
Janë prej më shumë se tre vitesh bashkë dhe Dojna e Vlashenti duhen aq shumë sa për të menduar edhe martesën. Megjithatë vendimin për një hap të tillë do e marrin spontanisht. Siç tregojnë në “A Krasta shoë” mund të martohen për disa ditë, por kjo mbetet me ndoshta. Vlashenti tha se nuk i ka patur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë do t’ia plotësojë asaj dëshirës. “Nuk do ta bëjmë nesër dasmën kemi kohë ta mendojmë, mund ta bëjmë për disa ditë ndoshta”. Dojna foli për një ceremoni të mbledhur, ku do të ftohen njerëzit e tyre më të dashur, shkruan revista Ëho. Vlashenti tregoi edhe momentet e para të njohjes së tyre. “Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, u shpreh ai.