Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, aktorja e njohur zbulon edhe emrin e fëmijës së tretë
Çifti i famshëm i aktorëve, Berguzar Korel dhe Halit Ergenç, janë në pritje të fëmijës së tretë dhe janë shumë të lumtur që pas dy djemve, së shpejti familjen e tyre do ta zbukurojë një vajzë. Pak ditë më parë, mediat turke mësuan se aktorja është në pritje të ëmbël, ndërsa së fundi ‘Shehrezade’ ka postuar disa foto në llogaritë e saj sociale nga pushimet në Bodrum.
Miqtë e çiftit, Esra Erol dhe bashkëshorti i saj, Ali Ozbir, i kanë vizituar dy aktorët këtë fundjavë dhe fotot me ta kanë bërë xhiron e rrjetit. Jo vetëm për shkak të vizitës së miqve të ngushtë, por edhe se për herë të parë, Berguzar ka zbuluar barkun e rrumbullakosur, së bashku me emrin me të cilin ata do ta pagëzojnë vajzën e tyre.
Pasi postoi një foto me plot ngjyra me bashkëshortin e saj në Instagram, Korel shkroi: “Kafja e mëngjesit me Leyla”, duke zbuluar kështu edhe emrin e vajzës.
Çifti, prindër të dy djemve, po numëron ditët kur do të kenë në krahët e tyre fëmijën e tretë. Korel, shumë e lumtur që do të bëhet nënë e një vajze, ka thënë: “Është një ndjesi shumë e bukur dhe e ndryshme. Halit ka frikë…” – tha ajo për bashkëshortin.
Ergenç, nga ana tjetër tha se: “Emocionet e Berguzar janë të pabesueshme. Shpresoj ta kemi të shëndetshme e ta mbajmë në krahë sa më shpejt vajzën tonë”.