‘Shtrëngoni rripin’: Kaq kushtojnë një kapele dhe çantë nga koleksioni i Luanës
Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, Luana Vjollca zbuloi befasinë.
Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve verore me “IXI”, një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.
Gjatë këtyre ditëve, mund të keni parë në “story” të ndryshme modelet e çantave dhe kapeleve të këtij koleksioni, të cilat kompania dhe Luana ia ka nisur fytyrave të caktuara publike, mes tjerash në shenjë respekti.
View this post on Instagram
Lori Hoxha, Bora Zemani e Albana Osmani kanë qenë disa nga të famshmet që kanë pranuar çantat dhe kapelet e këtij koleksioni.
Por, përtej etiketimeve dhe postimeve me qëllim sponzorizimi, sa kushton që një femër të ketë të sajat dy produktet e koleksionit të titulluar “The Royal Jungle”?
View this post on Instagram
Për trendet mesatare në Shqipëri e Kosovë, duhet ta “shtrëngoni mirë rripin”.
Çantat, në të gjitha nuancat kanë një çmim fiks, 139 euro, teksa vetëm kapelja e thjeshtë e plazhit në 14 nuancat e saj kushton 69 euro.
Për dy produktet, kostoja totale është 208 euro, respektivisht sa gjysma e pagës mesatare në Shqipëri.
E po, moda kushton, edhe në rastet kur është e “shkëputur” nga trendi i tregut për të cilin është krijuar. /Prive.al