“Kërkoj punë, i bëj të gjitha, si pastrues dhe shofer”, Lorik Cana na habit të gjithëve me videon e fundit
E ndërkohë që Loriku duket shumë i kujdesshëm dhe i përqendruar, Monica bën shaka me të.
Partnerja e Lorik Canës, Monica, ka ndarë në Instagram një video, në të cilën futbollisti shfaqet duke fshirë shtëpinë me një fshesë me korrent. E ndërkohë që Loriku duket shumë i kujdesshëm dhe i përqendruar, Monica bën shaka duke shkruar në video: “Kërkoj punë, i bëj të gjitha, si pastrues dhe shofer”.
Loriku dhe Monica janë bashkë që prej vitit 2011, dhe prej 7 vitesh janë burrë e grua, teksa kanë sjellë në jetë edhe 2 fëmijë, Bojken dhe Enkelejda.
I ftuar para disa javësh në emisionin ‘Jashtë Loje”, Loriku është pyetur edhe se si ka lindur dashuria mes tij dhe Monicas. Ai ka treguar se për herë të parë ata kanë qënë duke drekuar në të njëtij restorant dhe pasi kanë shkembyer shikime për 2-3 orë, Loriku ka dhënë numrin nëpërmjet menaxheres së restorantit.
“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer jemi takuar dhe tani jemi bashkë që 10 vjet”– ka treguar ai.
(m.k./dosja.al)